Shqiptarët që duan të shkojnë në Itali, duhet të paraqesin testin negativ të Covid 19 dhe të deklarojnë vetëkarantinimin 5-ditor. Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme thekson se nëse do të qëndroni në shtetin fqinj më pak se 5 ditë, nuk do të jetë i nevojshëm izolimi. Njoftimi i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme: Duke nisur nga sot, 𝟯𝟭 korrik 2021, të gjithë qytetarët shqiptarë mund të udhëtojnë drejt Italisë, bazuar mbi rregullat e reja. Ministria italiane e Shëndetësisë, në udhëzimin e saj të fundit, ka bërë të ditur protokollin e ri të lëvizjes edhe për vendet e listës 𝐃, ku bën pjesë Shqipëria.