Ditën e sotme u mbajt protesta e 19-të, por këtë herë ndryshoi itinerari i marshimit. Këtë herë protestuesit nuk u nisën direkt drejt Kryeministrisë, por marshuan drejt Kuvendit, aty ku u mbajt seanca plenare me praninë e Kryeministrit Edi Rama dhe deputetëve të PS-së.