Greqia i kërkoi Serbisë llogari për ngarkesën e transportuar nga avioni Antonov i rrëzuar në afërsi të Kavallës. Rusia ka hedhur dyshime se armatimet në bordin e tij, kishin për destinacion Ukrainën dhe jo Bangladeshin, sic u pretendua zyrtarisht. Burime të besueshme diplomatike greke thanë se qeveria ruse i ka kërkuar zyrtarisht palës greke informacion lidhur me këtë ngarkesë.