Tre ekspertë në fushën e kibernetikës, pjesë e AKSH-it dhe AKCESK, ishin të ftuarit e podcast-it të radhës të kryeministrit Edi Rama. Franc Zylyftarin, pjesë e Drejtorisë së Sigurisë e-Gov, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit dhe Adriano Lleshin dhe Ilir Daka, nga Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, treguan emocionet e fitores në “Cyber drill”, në një garë mes mes 108 shtetesh, ku simulohet lufta dhe sulme kibernetike mes skuadrave speciale. Të tre pranuan se eksperienca e vitit të fundit, ku Shqipëria ka rënë pre e sulmeve kibernetike, kryesisht nga Irani, u shërbeu për të dalë të parët në botë në këtë kompeticion.