Policia e Durrësit ka zbardhur 7 raste vjedhjesh gjatë muajit korrik. Në pranga ka rënë autori i dyshuar, një 29-vjeçar banues në Durrës, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje në banesa, automjete, një dyqan, një autobus dhe ka vjedhur edhe një biçikletë.