Top Channel/ Nga janari nuk lejohet më importi i makinave në Shqipëri, të prodhuara para vitit 2007
13/01/2022 19:20

Në Shqipëri nuk do të lejohet më importi i makinave që janë më të vjetra se vit prodhimi i 2007-ës. Drejtoria e Transportit Rrugor ka rikujtuar rregullat që burojnë nga një vendim i qeverisë në 2018-ën, për të mbrojtur mjedisin nga makinat që nuk plotësojnë standardet e ndotjes. Sipas rregullave të përcaktuara, makinat e reja me 0 km, që të importohen duhet të plotësojnë standardin euro 5, ndërsa mjetet e tjera motorike me 0 km duhet të jenë euro 4 e sipër. Ndërkohë, historia ndryshon përsa i përket makinave të përdorura. Ato që kanë bërë kilometra në një shtet tjetër, mund të importohen në Shqipëri nëse janë mbi standardin euro 3 dhe jo më të vjetra se 15 vite, ndërsa kjo vlen edhe për mjetet e tjera motorike të përdorura, si autobusë, kamionë apo motorë. Në Shqipëri, sipas shifrave të Drejtorisë së Transporti janë mbi 720 mijë mjete motorike në qarkullim, ndërsa rreth 340 mijë prej tyre janë të vitprodhimeve më të vjetra se 2005-a dhe që nuk plotësojnë standardet e ndotjeve mjedisore.

Top News – ‘Bashkim, edhe me ata që janë kundër PD’/ Berisha: Qëllimi i njëjtë, të rrëzojmë Ramën!
19/11 14:03
Top Channel/ Votohet akti normativ për subjektet e dëmtuara në protestë
19/11 13:49
Top Channel/ Makina përplas motorin në Vlorë, 50-vjeçari pëson dëmtime në kokë, dërgohet në spital
19/11 13:36
Top Channel/ Takimi Trump-Putin-Xi, gazetarët europianë për Top Channel: BE të reflektojë, ndryshe…
19/11 13:28
Top Channel/ Fonde shtesë për drejtësinë, KQZ dhe INSTAT, miratohet projektbuxheti 2027
19/11 12:53
Top Channel/ Kanceri i qafës së mitrës, rreth 10% e grave të depistuara rezultuan me HPV
19/11 12:25
Top Channel/ Dy të burgosur përleshen në burgun e Reçit, plagosen dhe marrin ndihmë mjekësore
19/11 12:22
Top Channel/Sulmohet me thikë dentistja,44-vjeçari hyri për të grabitur në klinikën dentare në Korçë
19/11 12:19
Top News – Ndotja e lumit Gjanica. Prokuroria e Fierit çon në gjyq kompaninë e naftës
19/11 12:19
Top Channel/ Projektligji për sponsorizimet miratohet te ‘Edukimi’, 6 vota pro asnjë kundër
19/11 12:16
Top News- Dy të arrestuar në Lezhë/ Abuzuan me të miturën me probleme të shëndetit mendor
19/11 12:13
Top News- Tregtoi fishekzjarrë kontrabandë/ Arrestohet në flagrancë 18-vjeçari
19/11 12:04
Top News – Kush i vodhi pensionet në Durrës!/ SPAK nis hetimet, dyshime për deputetë të përfshirë
19/11 12:04
Top News – Krahasimi me rajonin për vitin 2025. Ekonominë e rritën taksat dhe rrogat e administratës
19/11 12:02
Top Channel/ Projektligji për Donacionet dhe Sponsorizimet, Balla në komision me topin e futbollit
19/11 11:48
Top Channel/Shiste fishekzjarrë të kontrabanduara në dyqan e online, arrestohet 18-vjeçari në Durrës
19/11 11:23
Top Channel/ Rrëshqitje dherash dhe gurësh në aksin Kolonjë-Golem, rrezik për drejtuesit e mjeteve
19/11 11:22
Top Channel/ Sulmoi stomatologen nën kërcënimin e thikës, arrestohet autori
19/11 11:20
Top News – Vota për buxhetin pas Asamblesë. Testi i numrave, fitoi disiplina e kërkuar nga Edi Rama
19/11 11:20
Top News- Tentoi të vidhte klinikën dentare/ Arrestohet në flagrancë 44-vjeçari, kanosi pronaren
19/11 10:55