Top Channel/ Nga erdhi Covid? Fauci s’përgjigjet/ Fauci përdor Amendamentin e Pestë të kushtetutës
30/07/2026 15:48

Anthony Fauci, refuzoi t’u përgjigjet pyetjeve të senatorëve për origjinën e COVID-19 dhe mënyrën se si Shtetet e Bashkuara menaxhuan pandeminë. Gjatë një seance treorëshe të Komisionit të Senatit për Sigurinë Kombëtare, 85-vjeçari përdori më shumë se 100 herë Amendamentin e Pestë, i cili mbron një person nga detyrimi për të dhënë dëshmi që mund të përdoren kundër tij. Seanca u drejtua nga republikani Rand Paul, kundërshtari më i ashpër i Faucit. Paul akuzon ish-drejtuesin e Institutit të Sëmundjeve Infektive se ka mashtruar Kongresin për financim të kërkimeve mbi koronaviruset në Institutin e Virologjisë në Wuhan. Fauci mohon akuzat. Në qendër të debatit janë vendosur edhe 1 mijë e 141 faqe nga ditari i Faucit gjatë viteve të pandemisë, të publikuara nga Rand Paul. Senatori thotë se shënimet private bien ndesh me deklaratat publike të ish-zyrtarit. Paul ka publikuar gjithashtu mesazhe të shkencëtarëve, sipas republikanëve, komunikimet tregojnë se autorët diskutonin privatisht mundësinë e rrjedhjes nga një laborator, ndërsa publikisht jo. Fauci i cilësoi akuzat shpifëse dhe tha se Rand Paul po zhvillon një fushatë për ta dërguar atë në burg. Demokratët e cilësuan një proces politik me një përfundim të paracaktuar. Më shumë se 150 shkencëtarë kanë kërkuar ndalimin e asaj që e quajnë përndjekje të Faucit, duke deklaruar se nuk janë paraqitur prova të besueshme që e lidhin atë me krijimin ose fshehjen e origjinës së virusit. Origjina e COVID-19 mbetet e pazgjidhur. FBI-ja dhe CIA e konsiderojnë të mundshme rrjedhjen nga një laborator, por CIA e ka bërë këtë vlerësim me besueshmëri të ulët. Katër agjenci të tjera amerikane të inteligjencës dhe Këshilli Kombëtar i Inteligjencës favorizojnë teorinë e kalimit natyror të virusit nga kafshët te njerëzit.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06