Donald Trump ka deklaruar së fundmi se Shtetet e Bashkuara mund ta “çlirojnë Kubën”, duke rikthyer në qendër të vëmendjes marrëdhëniet e tensionuara mes Uashingtonit dhe Havanës. Deklaratat e tij janë shoqëruar me diskutime të reja mbi politikën amerikane ndaj ishullit dhe rolin e SHBA-së në rajonin e Karaibeve.