Mbrëmja e kësaj të marte e ka gjetur të “blinduar” qytetin e Fierit. Grupe kontrolli të përbëra nga Forcat e ndërhyrjes së shpejtë, struktura e Hetimit në drejtorinë e Policisë Fier, oficerë e agjentë të krimeve në Komisariatin e Policisë Fier dhe patrulla e përgjithshme, kanë zbritur në terren në shumë postblloqe. Automjetet luksoze e ato me targa të huaja janë ato që ndalohen më tepër, ndërsa vihen re edhe kontrolle automjetesh e kontrolle trupore të drejtuesve të tyre e pasagjerëve.