Top Channel/ “Nga 1 janari ulet çmimi i energjisë”, Balluku: Po punojmë me OSHEE, KESH e OST
05/11/2024 19:55

Qeveria po vlerëson mundësitë që duke nisur nga janari i vitit të ardhshëm qytetarët shqiptarë të kenë një çmim më të ulët të energjisë elektrike. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku bëri të ditur se kjo do të bëhet e mundur përmes optimizimit të proceseve teknike dhe financiare të kompanive shtetërore të energjisë. “Siç e ka thënë edhe Kryeministri Rama, ne kemi marrë një porosi dhe prej kohësh punojmë me OSHEE-në, KESH dhe OST-në për të vlerësuar një ulje të energjisë elektrike duke nisur nga 1 janari i vitit 2025. Jemi në punë e sipër, në analizë e sipër, por jemi të sigurtë që do t’ia dalim që duke optimizuar proceset teknike edhe ato financiare të kompanive tona ne të kemi mundësi që nga 1 janari ti ofrojmë qytetarëve shqiptarë një çmim më të mirë për energjinë elektrike” Ministrja Balluku vizitoi sot mjediset e OSHEE-së, ku janë vendosur punonjësit e call centerit që do të funksionojë 24 orë në 7 ditë të javës. Përmes call centerit qytetarët mund të paraqesin ankesa, të raportojnë mbi problematika të caktuara apo të kërkojnë informacion mbi shërbime të ndryshe që kompania ofron. “Inovacioni sjell transparencë. Këtu kemi të bëjmë me abonentët të cilët kanë shumë të drejtë që të kenë dhe dyshimet e tyre mbi faturimin dhe mbi proceset teknologjike që ne kemi brenda OSHEE-së, ndaj inovacioni, dixhitalizimi sjell transparencë të plotë.”

Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14
Top Channel/ Bizneset shtojnë kursimet pas festive/ U rritën ndjeshëm paratë e depozituara në banka
01/03 12:25