Top Channel/ “New York Times”: Për liderin Khamenei po kujdeset presidenti Iranian, dyshime për…
23/04/2026 20:28

“The New York Times” raportoi se udhëheqësi i ri suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, është plagosur rëndë dhe po mbahet në izolim të fortë për shkak të frikës nga një atentat i mundshëm nga Izraeli, ndërsa trajtohet edhe nga presidenti iranian Masoud Pezeshkian. Khamenei u plagos në një sulm më 28 shkurt, ku mbetën të vrarë babai i tij, Ali Khamenei, si dhe anëtarë të familjes së tij. Ai ka pësuar dëmtime të rënda fizike, përfshirë ndërhyrje të shumta kirurgjikale në këmbë dhe dorë, ndërsa djegiet në fytyrë i kanë vështirësuar të folurin. Burime iraniane bëjnë të ditur se lideri mbetet në gjendje të qëndrueshme mendore, por komunikon vetëm përmes deklaratave të shkruara. Për arsye sigurie, nuk ka regjistruar asnjë mesazh publik, ndërsa komunikimi me të realizohet përmes një rrjeti të ndërlikuar korrierësh për të shmangur gjurmimin. Raporti thekson se drejtimi i vendit është në duart e një grupi gjeneralësh të Gardës Revolucionare Islamike. Në këtë situatë, ministri i jashtëm Abbas Araghchi është lënë në hije në negociatat me SHBA-të, ndërsa rolin kryesor e ka marrë kryetari i parlamentit Mohammad Bagher Ghalibaf. Sipas burimeve të “The New York Times”, Khamenei mbështetet fuqishëm tek gjeneralët dhe rrallë kundërshton vendimet e tyre, ndërsa ata e shohin konfliktin aktual me SHBA-në dhe Izraelin si një kërcënim ekzistencial për regjimin, megjithëse besojnë se situata është aktualisht nën kontroll.

Top News- Momentet pak para aksidentit fatal të trenave, biseda mes makinistëve dhe qendrës
29/10 23:00
Top Channel/ 69 viktima nga përplasja e trenave në Spanjë, mes viktimave edhe ish-ministrja
29/10 22:46
Top News- Rrëzohet helikopteri i EUFOR-it, katër të vdekur dhe 11 të plagosur në Bosnje
29/10 22:45
Top News- SHBA “braktiset” nga Evropa e Kandaja, BE me plan të qartë kundër politikës Trump
29/10 22:43
Top Channel/ Tragjedi në Bosnjë, rrëzohet helikopteri ushtarak italian, 4 të vdekur e 11 të lënduar
29/10 22:38
Top Channel/ Strategjia e re e Netanyahut, akuzon Katarin për ndërhyrje në zgjedhje
29/10 20:02
Top Channel/ Ikën presidentja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde dha dorëheqjen mes krizës
29/10 19:58
Top News-Letra diplomatike e Vance për Iranin. Teherani jep përgjigje:Nuk ka rifillim të negociatave
29/10 19:30
Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05