New York City në SHBA lëshonte mbrëmë fishekzjarre në shenjë celebrimi për arritjen e 70 përqind të banorëve të rritur që kane marrë dozën e parë të vaksinës së Covid-19 cka u shoqërua me "rihapjen e qytetit". Fishekzjare u lëshuan në dhjetë vende të qytetit ndërsa ndërtesat dhe monumentet kryesore të qytetit u ndezën në drita blu dhe të arta. Festimet u njoftuan nga kryebashkiaku Andrew Cuomo, i cili dha lajmin dje ne nje konference shtypi, se bashku me heqjen e kufizimeve shtetërore ne ambjentet komerciale.