Dhjetëra mijëra vetëve u është kërkuar të evakuohen nga një zonë pranë Renos, Nevada, pas zjarri masiv pyjor që po mundon zonën, mbërriti në periferi të qytetit. Rreth 42,000 njerëz janë urdhëruar të largohen menjëherë nga shtëpitë e tyre, ndërsa 45,000 të tjerë janë këshilluar të përgatiten për t’u larguar. Sipas zyrtarëve, zjarri, i cili u raportua për herë të parë të shtunën në mëngjes, deri tani ka shkaktuar gjashtë të plagosur, tre prej të cilëve zjarrfikës. Erërat e forta dhe kushtet e paparashikueshme të motit kanë kontribuar në përhapjen e tij.