Top Channel/ Netanyahu urdhër ushtrisë: Sulmoni me forcë Hezbollahun!
25/04/2026 23:11

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka urdhëruar Forcat Mbrojtëse të Izraelit që të "sulmojnë me forcë objektivat e Hezbollahut në Liban", thuhet në një deklaratë nga zyra e tij. Këtë të shtunë Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) lëshuan një numër deklaratash në Telegram, duke akuzuar Hezbollahun për shkelje të armëpushimit, të rënë dakord midis Izraelit dhe Libanit. Ushtria izraelite njoftoi se Hezbollahu kishte lëshuar raketa në tre qytete të Izraelit, duke bërë që të ndizen sirenat e alarmin. E menjëhershme ishte kundërpërgjigjja e IDF, që sulmoi në Libanin Jugor, duke vrarë të paktën 15 ushtarë të Hezbollahut, grupit të shpallur terrorist nga Uashingtoni. “Vendet u sulmuan me qëllim eliminimin e një kërcënimi për ushtarët e IDF-së dhe civilët izraelitë, pas përdorimit të këtyre strukturave nga Hezbollahu për të kryer sulme kundër ushtarëve të IDF-së dhe Shtetit të Izraelit”, tha ushtria izraelite në një deklaratë. Më herët këtë javë, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se një armëpushim midis Izraelit dhe Libanit do të zgjatet me tre javë. Si Izraeli, ashtu edhe Hezbollahu, kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të marrëveshjes së armëpushimit.

Top News – Lufta me Iranin rinis pas zgjedhjeve / SHBA paralajmëron aleatët, sulme dhe hakmarrje
29/10 17:36
Top News – Hidhet në erë stacioni i trenit / Rusia godet Dnipron, 13 të vdekur e 10 të plagosur
29/10 16:47
Top News – Çmimi i ëndrrave të Trumpit… / Melania më afër Nobelit, ‘problem’ xhelozie në çift
29/10 15:00
Top News – ‘Popemobile’, një fron mbi rrota…Vatikani hap ekspozitën, datojnë nga viti 1930
29/10 14:59
Top News – Kina, ‘objekt hapësinor’ Top Secret / ‘Lëshoi sende mbi tokë’, 007 amerikane kanë pamjet
29/10 14:14
Top Channel/ Kina “fshin” të korruptuarit: Xi me dorë të hekurt, rekord përjashtimesh nga partia!
29/10 14:12
Top News – Vritesh nga bombat ose vdes nga uria! Armëpushimi në Oleshky, vijnë ndihmat humanitare
29/10 13:12
Top News – Jep dorëheqjen shefja e BQE / Lagarde largohet, i jep fund muajsh spekulime
29/10 13:05
Top News – Jam presidenti legjitim i Brazilit! Bolsonaro u arratis në SHBA, ‘viktimë e një puçi’
29/10 13:01
Top News – Ukraina ‘në tehun e thikës’ / Zelenski” Fati ynë vuloset nga zgjedhjet në SHBA
29/10 12:16
Top Channel/ SHBA, rrjedhin të dhënat e punonjësve të sigurisë: Ekspozohen efektivë të ICE!
29/10 12:06
Top Channel/ Paralizohet Italia, grevë e përgjithshme më 30 tetor: Transporti publik në rrezik!
29/10 12:05
Top News – Putin: Elon Musk është një gjeni! La Ukrainën të pambrojtur, ndërpreu Starshield
29/10 11:55
Top News – Netanyahu mbetet në detyrë / Kryeministër i përkohshëm pas zgjedhjeve të paqarta
29/10 11:48
Top News – Boçet e opiumit ‘lulëzojnë’ në Afganistan / Talebanët e ndaluan por fermerët nuk ndalen
29/10 11:48
Top News – Trump dhe Obama ‘në llogore’ / Shkëmbejnë ‘thumbime’ pak ditë para zgjedhjeve
29/10 11:39
Top News – Kërkim i dëshpëruar për të mbijetuar/ Tragjedia e trenave në Spanjë, 68 viktima deri tani
29/10 11:34
Top Channel/ Irani drejt luftës apo paqes? Nisma e Mekës kërkon shmangien e përshkallëzimit!
29/10 11:08
Top Channel/ Spanja shpall tre ditë zie: Përplasja e trenave erdhi për faj të sistemit kompjuterik!
29/10 10:52
Top Channel/ 1000 jetët e Netanyahut: “E quajnë Magjistari, i” tmerrshëm” për të gjetur aleatë!
29/10 10:44