Top Channel/ Netanyahu sfidon Trumpin? Përplasja me Iranin rrezikon të ndezë gjithë Lindjen e Mesme
08/06/2026 22:24

Një përshkallëzim i ri i tensioneve mes Izraelit dhe Iranit po ngjall shqetësime për stabilitetin në Lindjen e Mesme, ndërsa analistët paralajmërojnë se zhvillimet e fundit mund të komplikojnë përpjekjet diplomatike të ndërmjetësuara nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Sipas analizave të publikuara në mediat ndërkombëtare, Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e ka përdorur rifillimin e armiqësive me Iranin edhe si një mesazh politik të brendshëm, duke treguar se është i gatshëm të mbajë një qëndrim të ashpër ndaj Teheranit, pavarësisht thirrjeve të Uashingtonit për vetëpërmbajtje. Vetëm pak ditë më parë, Donald Trump kishte kritikuar publikisht Izraelin për sulmet ndaj objektivave në Liban, ndërsa pas kundërpërgjigjes iraniane me raketa ndaj Izraelit, ai kishte kërkuar shmangien e një përshkallëzimi të mëtejshëm të konfliktit. Analistët izraelitë vlerësojnë se Netanyahu shqetësohet nga mundësia e një marrëveshjeje mes SHBA-së dhe Iranit, e cila sipas tyre mund të kufizojë lirinë e veprimit të Izraelit kundër Hezbollahut në Liban dhe të ndryshojë ekuilibrat strategjikë në rajon. Ish-këshilltari për sigurinë kombëtare të Izraelit, deklaroi se reagimi relativisht i kufizuar i Iranit ndaj sulmeve izraelite mund të tregojë se Teherani nuk dëshiron një konflikt të zgjatur dhe të drejtpërdrejtë me Izraelin. Megjithatë, ekspertë të tjerë paralajmërojnë se situata mbetet tepër e brishtë. Ish-oficeri i inteligjencës ushtarake izraelite, argumenton se çdo përshkallëzim i mëtejshëm mund të sjellë përfshirjen e aktorëve të tjerë rajonalë, përfshirë milicitë shiite në Irak, si dhe të rrisë aktivitetin e Hezbollahut dhe rebelëve Huthi në Jemen. Sipas tij, nëse Presidenti Trump i jep dritën jeshile Izraelit për të zgjeruar operacionet ushtarake, ekziston rreziku që Irani të zgjerojë kundërpërgjigjen e tij në disa fronte njëkohësisht. Nga ana tjetër, nëse Uashingtoni ushtron presion për ndalimin e operacioneve, kjo mund të forcojë pozicionin e Iranit dhe aleatëve të tij në rajon. Ndërkohë, tensionet vazhdojnë të mbeten të larta pas sulmeve të fundit me raketa dhe bombardimeve të ndërsjella, ndërsa komuniteti ndërkombëtar po ndjek me shqetësim zhvillimet që mund të ndikojnë jo vetëm në sigurinë e Lindjes së Mesme, por edhe në përpjekjet diplomatike për arritjen e një marrëveshjeje më të gjerë mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Top Channel/ Krishtlindjet vijnë më herët/ Tregjet festive hapen në qytetet e para evropiane
06/11 23:34
Top Channel/ Arrestohet babai i dukeshës së Anglisë për pronografi me të mitur
06/11 23:25
Humbja në zgjehdje, Trump nis “spastrimet” në Shtëpinë e Bardhë
06/11 23:23
Top News- Raketa që fluturojnë me 6.100 km/orë, armët hipersonike gati të “tronditin” botën
06/11 23:00
Top Channel/ Motrat binjake rrëfejnë presionin seksual nga Hefner, skandali në rezidencën e Playboy
06/11 22:55
Top Channel/ Alarm në Europë, 27 avionë kërcënohen me bombë, ngrihen avionët luftarakë
06/11 22:43
Top Channel/ Tmerr në Kenia/ Urdhëroi 190 fëmijë të vdisnin nga uria, dënohet me 200 vite burg
06/11 22:36
Top News- E rëndë! Gjenden të vdekur në shtrat nëna dhe djali i saj 6-vjeçar…dyshimet e para
06/11 22:20
Top Channel/ Terrori me avionët në Europë, zbulohet grupi që mund të fshihet pas kërcënimeve
06/11 19:48
Top News – Ukraina do t’i mbijetojë dimrit… / ‘Putin do t’i shtyjë bisedimet deri në pranverë’
06/11 16:33
Top News – Këtë vit ‘u përvëluam’, por… / 2026, viti i dytë më i nxehtë në historinë e planetit
06/11 15:40
Top News – Musk njofton fundin e Cybertruck / ‘Bisha’ me kënde ia lë vendin ‘Cybercab’
06/11 15:35
Top News – 200 vite burg për vrasjen e 190 fëmijëve / Masakra më e rëndë në histori
06/11 15:27
Top News – Papa në turne pas kancerit… / Udhëtim në Amerikën Latine, ndalesa e parë Uruguai
06/11 15:08
Top Channel/ Nuk “shpëtuam”? BE: 2026, viti i dytë më i nxehtë i regjistruar ndonjëherë!
06/11 14:54
Top Channel/Frikë në qiejt e Europës: Të tjera alarme për bombë, verifikohet burimi i kërcënimeve!
06/11 14:40
Top News – Uji ‘rrëmben’ makinën me njerëz brenda / Përmbytje të frikshme, të paktën dy viktima
06/11 13:37
Top News – Ushtri hakerash e klasit botëror / Arma sekrete e Koresë së Veriut që rrëzoi Binance
06/11 13:19
Top News – Zyra Ovale, monument kombëtar / Trump firmos urdhërin-askush s’mund ta prekë
06/11 12:56
Top News – Hegseth dhe Rubio nuk largohen! U fajësuan për humbjen e zgjedhjeve, ndërhyn Trump
06/11 12:55