Top Channel/ Netanyahu mesazh të fortë izraelitëve: Do të luftojmë boshtin e së keqes të Iranit
02/10/2024 23:25

Në një videomesazh drejtuar popullit izraelit, kryeministri Benjamin Netanyahu tha se “ne do t’i shpëtojmë të gjitha pengjet, duke luftuar boshtin e së keqes së Iranit”. Kryeministri izraelit ofroi ngushëllimet e tij për familjet e tetë ushtarëve të vrarë të mërkurën në operacionet në Libanin jugor në një deklaratë të filmuar menjëherë pasi IDF njoftoi vdekjen e tyre. “Dëshiroj të dërgoj ngushëllimet e mia të sinqerta për familjet e heronjve tanë që ranë sot në Liban. Ne jemi në mes të një lufte të ashpër kundër boshtit të së keqes të Iranit, i cili kërkon të na shkatërrojë. Kjo nuk do të ndodhë sepse ne do të qëndrojmë të bashkuar dhe me ndihmën e Zotit do të fitojmë së bashku”, shprehet Netanyahu. Ai përmendi gjithashtu rreth 100 pengje që kanë mbetur në duart e Hamasit në Rripin e Gazës, si dhe izraelitët që kanë lënë shtëpitë e tyre në veri për shkak të Hezbollahut, duke thënë se “Ne do të shpëtojmë pengjet tona në jug, do të kthejmë banorët në veri, do të garantojmë përjetësinë e Izraelit”. Kujtohet se të mërkurën IDF njoftoi vdekjen e një ushtari dhe më pas të shtatë të tjerëve në incidente të veçanta në Libanin jugor.

Top Channel/ Skadon traktati bërthamor, pas gjysmë shekulli SHBA e Rusia pa marrëveshje
05/02 23:18
Top Channel/ Hetimi për “turizmin e snajperëve”, Një italian, do të merret në pyetje
05/02 23:03
Top News- Breshëri plumbash drejt policisë, luftë e egër në SHBA aq sa rrëzohet dhe helikopteri
05/02 23:00
Top News- Turqia nuk do luftë në Lindjen e Mesme, Erdogan ul SHBA dhe Iranin në bisedime
05/02 22:47
Top News-SHBA dialog ushtarak me Rusinë, Uashingtoni dhe Moska afrohen mes tyre/ Evropa pa mbrojtje
05/02 22:43
Top Channel/ Bisedimet Rusi-Ukrainë, arrihet marrëveshje për shkëmbim të burgosurish
05/02 20:01
Top Channel/ Zelensky, bilanc dramatik: Ukraina ka humbur 55 mijë ushtarë në luftë!
05/02 15:09
Top News – I kërkon ndjesë viktimave të Epstein / Starmer: Mandelson gënjeu për lidhjet
05/02 15:06
Top News – Llogari naziste në bankën zvicerane / Zbulohen plot 900, dosjet mbahen të fshehura
05/02 14:47
Top News – SpaceX me pronësi kineze…!? Pentagoni nis hetimin, lëshohet alarmi në SHBA
05/02 14:47
Top News – Epstein, aset i inteligjencës ruse…! Kremlini hedh poshtë pretendimet: Mos bëni shaka
05/02 14:40
Top News – Washington Post në ‘spirale vdekjeje’ / Shkurtime masive nga puna në gazetën e famshme
05/02 14:05
Top News – Ukrainë-Rusi, dita e dytë e bisedimeve/ ‘Takime produktive’ në Abu Dhabi, ‘larg dhe afër’
05/02 14:03
Top News- Trump ka sulmuar shtyllat e demokracisë / Paralajmëron Human Rights Watch: SHBA në pikiatë
05/02 13:54
Top Channel/ Dosjet Epstein, Starmer kërkon falje: “Besova gënjeshtrat e Mandelsonit”!
05/02 13:53
Top News – Viktimat e pedofilit Epstein. Dosja i zbuloi, Shtëpia e Bardhë tërheq mijëra dokumente
05/02 13:38
Top Channel/ Xi Jinping paralajmëron Donald Trump: “Kujdes me armët që i dërgoni Tajvanit”!
05/02 12:19
Top News- ‘Turistët snajperistë’ në Sarajevë/ Prokurorët në Milano marrin nën hetim një 80-vjeçar
05/02 11:50
Top News – Trump kërcënon Ajatollahun e Iranit: ‘Lideri suprem duhet të jetë shumë i shqetësuar’
05/02 11:43
Top News – Xi Jinping paralajmëron Trumpin: Kujdes kur furnizon me armë Tajvanin…!
05/02 11:43
DIGITALB DIGITALB