Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka thirrur një takim të nivelit të lartë të sigurisë, ku morën pjesë zyrtarë kryesorë të mbrojtjes dhe inteligjencës së vendit. Mes tyre ishte edhe Shefi i Shtabit të Ushtrisë izraelite, Eyal Zamir, i cili është kthyer së fundmi nga Shtetet e Bashkuara, ku zhvilloi bisedime me zyrtarë amerikanë për Iranin.