Top Channel/ Netanyahu kërkon falje publike, i shpëton gjyqit për korrupsion
30/11/2025 22:53

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, i kërkoi të dielën presidentit të vendit falje në gjyqin e tij për korrupsion, që po zgjat për vite të tëra, duke argumentuar se procedurat penale po pengonin aftësinë e tij për të qeverisur dhe se një falje presidenciale do të ishte e dobishme për Izraelin. Netanyahu, kryeministri që ka shërbyer më gjatë në historinë e Izraelit, ka mohuar akuzat për ryshfet, mashtrim dhe shkelje të besimit. Avokatët e tij thanë në një letër drejtuar zyrës së presidentit se kryeministri ende beson se procedurat ligjore do të përfundojnë me një pafajësi të plotë. “Avokatët e mi dërguan një kërkesë për falje te presidenti i vendit. Pres që kushdo që dëshiron të mirën e vendit të mbështesë këtë hap. Unë jam i detyruar të dëshmoj tre herë në javë… Kjo është një kërkesë e pamundur, e cila nuk u bëhet as qytetarëve të tjerë”, tha Netanyahu. Zyra e presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, njoftoi se kanë pranuar kërkesën, duke e publikuar edhe letrën e avokatëve. Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, këtë muaj i shkroi Herzogut, duke e nxitur të konsiderojë dhënien e faljes për kryeministrin, duke argumentuar se çështja kundër tij ishte “një ndjekje penale politike dhe e pajustifikuar”. Ndaj Netanyahut u ngritën akuza më 2019 në tre raste të ndara, por të lidhura mes tyre, që kanë në qendër akuzat se ai u ka dhënë favore figurave të njohura të biznesit në këmbim të dhuratave dhe mbulimit mediatik në favor të tij. Kryeministri izraelit ka mohuar vazhdimisht çdo akuzë.

Top Channel/ Zbulohen 4 skenarët e PS për “Territorialen”, si do grupohen bashkitë
28/03 23:15
Top News- Mickoski ‘zhduk’ gjuhën shqipe/ Reagon BDI: Po cënon thelbin e Marrëveshjes së Ohrit
28/03 20:30
Top Channel/ Intervista e parë e Shabanit si Avokat i Popullit: Vëzhgojmë gjyqtarët problematikë
28/03 19:51
Top News – 33-vjeçari plagoset me thikë. Ngjarja pas një konflikti në afërsi të spitalit të Vlorës
28/03 19:00
Top News – “Skënderbegasit ndër vite…” 81 vite histori, vëllimi i pestë plotëson historikun
28/03 18:40
Top News – I moshuari kërcënon gruan me thikë. Ngjarja në Vlorë, arrestohet nga policia
28/03 18:38
Top Channel/ Rama në Njësinë 2: Kur përgatitemi mirë dhe në kohë, dalim shumë mirë në rezultat
28/03 18:37
Top Channel/ ‘Dyfisho ndërmarrjen tënde’, Rama njofton projektin e ri të qeverisë: Do financojmë…
28/03 18:35
Top Channel/ ‘Po përgatitemi për një ndryshim të madh’, Rama: Do e sjellim çmimin e naftës në…
28/03 18:34
Top Channel/ Plagosje në afërsi të Spitalit të Vlorës, 33-vjeçari goditet dy herë me thikë
28/03 18:33
Top News-Aksion antidrogë në lokalet e ish-Bllokut/Kapen kamarierë e administratorë, shisnin kokainë
28/03 15:41
Top News – Presidenti Begaj vlerëson rolin e mjekëve. Pjesë e konferencës së bluzave të bardha
28/03 15:40
Top News- I dënuar me burg në Itali për vjedhje e prostitucion, kapet në Don Bosko 43-vjeçari
28/03 15:39
Top Channel/ Goditet droga në ish-Bllok, 11 të arrestuar për lëndë narkotike në Tiranë
28/03 15:32
Top Channel/ Besimtarët në Shkodër kremtojnë Udhën e Kryqit, lutje për paqe dhe familjen
28/03 15:29
Top Channel/ Festa me kokainë dhe ekstazi, momenti kur policia futet në klubet e natës në Tiranë
28/03 14:30
Top News- Mashtroi 35 biznese në jug, hiqej si punonjës i IKMT dhe u merrte lekë
28/03 13:55
Top Channel/ Tragjedia e Otrantos, qytetarja: Vendimi i gjykatës italiane, i padrejtë! E turpshme…
28/03 13:25
Top News- Plagoset pronari i servisit në Korçë/ Konfliktohet me klientët, nuk i pëlqyen punën
28/03 13:18
Top News–PS, ndryshime në ligjin e shtetësisë. Lehtësohen kriteret për personat me interes shtetëror
28/03 12:44