Benjamin Netanyahu paralajmëroi kryebashkiakun e New York City-t, Zohran Mamdani, se do t`i ekspozojë botës të palarat e tij me Hamasin. Turp për ju, zoti Mamdani. Turp për ju që mbështesni përbindëshat terroristë të Hamasit, të cilët masakruan popullin tone. Turp që nxisni trazira kundër hebrenjve të Neë York-ut. Unë po vij në OKB. Do të tregoj të vërtetën për ushtarët tanë heroikë dhe do të tregoj të vërtetën për ju. Kjo ishte goditja e parë publike e kryeministrit izraelit, i cili përgatitet të udhëtojë të enjten drejt SHBA-së për të folur në Asamblene e Përgjithshme të OKB dhe për të zgjidhur personalisht një përplasje, e cila nisi kur Mamdani po bënte fushatë për kryebashkiak. Asokohe, ai deklaroi se do t’i kërkonte Departamentit të Policisë, të arrestonte Netanyahun si kriminel lufte, nëse ai do të shkelte në Nju Jork. Mamdani iu përgjigj edhe mesazhit të fundit video të Netanyhu-t.