Kryeministri Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli dhe Shtetet e bashkuara po veprojnë “me vendosmëri të madhe” ndaj Iranit, duke hedhur poshtë pretendimet se Tel Avivi e ka tërhequr Uashingtonin në konfliktin e Lindjes së Mesme. Netanyahu sqaroi tre qëllimet kryesore të Izraelit: eliminimi i kërcënimit bërthamor të Iranit, neutralizimi i raketave balistike dhe krijimii kushteve që populli iranian “të ketë lirinë e tij”. “Lufta do të zgjasë aq sa është e nevojshme”, tha ai, duke theksuar se aftësitë e Iranit janë shkatërruar në një shkallë që nuk lejon realizimin e projekteve të tyre bërthamore. Ju premtoj se do ta ndryshojmë Lindjen e Mesme. Irani është më i dobët se kurrë, ndërsa Izraeli më i fortë se kurrë”, shtoi Netanyahu. Ai nënvizoi se pas 20 ditësh konflikti, Irani nuk ka më mundësi të pasurojë uraniumin ose të zhvillojë raketa balistike.