Mediat izraelite raportuan se data 9 prill po projektohet si afati i fundit për ti dhënë fund zyrtarisht konfliktit në Lindjen e Mesme. Lidhur me këtë, kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, konfirmoi se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e SHBA-së, Donald Trump. Netanyahu ka treguar se shefi i Shtëpisë së Bardhë beson se “ekziston një mundësi për t’i shfrytëzuar arritjet e jashtëzakonshme” të operacionit të përbashkët SHBA-Izrael për “t’i realizuar qëllimet e luftës” duke bërë një marrëveshje me Iranin ku të sanksionohet qartë se Teherani heq dorë përfundimisht nga projektet për armë bërthamore”, raporton BBC. Netanyahu tha se kjo marrëveshje “do t’i mbrojë interesat jetike” të Izraelit, ndëra ka treguar se ushtria e Izraelit po i vazhdon sulmet si në Iran ashtu dhe Liban, e po “shkatërron programin bërthamor të Teheranit” dhe “po i jep goditje të rënda Hezbollahut”. “Vetëm disa ditë më parë, ne eliminua