Top Channel/ Nesër votimi për Papën e ri/ Asnjëherë nuk është zgjedhur në votimin e parë
06/05/2025 22:56

Të mërkurën më 7 maj, në Kapelën Sistine do të nisë Konklava për zgjedhjen e Papës së ri, pas mbylljes tradicionale të dyerve me frazën latine “extra omnes”, që do të thotë “të gjithë jashtë”. Në këtë ceremoni solemne do të marrin pjesë 133 kardinalë me të drejtë vote, të gjithë të mbërritur tashmë në Romë që nga e hëna, ndërsa përgatitjet në Kapelën Sistine kanë përfunduar. Votojnë vetëm kardinalët që janë nën 80 vjeç dhe duhen 2/3 e votave, ose 89 të tilla për të përcaktuar papën e ri. Konklava është një nga ngjarjet më të rëndësishme në jetën e Kishës Katolike, dhe ky proces i zgjedhjes së Papës së 267-të në histori pritet me vëmendje nga e gjithë bota. Kardinalët do të udhëhiqen në këtë vendim madhor nga ideali “Në një botë të ndarë, një Papë që bashkon”, që është bërë busull frymëzuese për shumë prej tyre. Çdo ditë e Konklavës përfshin dy seanca votimi: një paradite dhe një pasdite. Secila përbëhet nga dy vota, duke filluar në orën 10:30 paradite dhe në orën 17:30 pasdite. Nëse nuk ka zgjedhje të Papës pas votimeve, tymi i zi (shenjë që nuk është arritur shumica e kërkuar) do të ngrihet në orën 12:00 dhe 19:00. Megjithatë, në rast se një Papë zgjidhet në cilëndo prej votave, tymi i bardhë mund të ngrihet menjëherë, duke sinjalizuar se Kisha ka një Papë të ri. Kurrë në historinë e Kishës zgjedhja e Papës nuk është bërë që në votimin e parë.

Top Channel/ “Të hapet urgjentisht Hormuzi”, Londra takim me 40 shtete: Ftohet edhe Kosova!
03/04 11:58
Top Channel/ Irani, Trump shënjestron urat e centralet elektrike: Shkatërrimin s`e kemi nisur ende!
03/04 11:57
Top News – Miliardat e luftës me Iranin. SHBA ‘sforcon’ xhepat për konfliktin në Lindjen e Mesme
03/04 11:41
Top Channel/ Greqia goditet nga stuhia “Erminio”: Rruhët kthehen në lumenj, viktima e dëme!
03/04 11:27
Top Channel/ Nuk iu bind, Hegseth shkarkon shefin e ushtrisë së SHBA: “Po del në pension”!
03/04 11:17
Top News – ‘SHBA, krime lufte në Iran’. Letra e 100 ekspertëve të së drejtës ndërkombëtare
03/04 10:59
Top Channel/ Skandal rozë në Itali, Ministri i brendshëm lidhje me një gazetare
02/04 23:00
Top News- Trump i irrituar me kryeprokuroren për dosjen Epstein, e shkarkon nga detyra
02/04 22:58
Top News- Paralajmërimi: SHBA përballet me rreziqet më të mëdha në këto 80 vitet e fundit
02/04 22:56
Top News- Arrestohet eurodeputetja franceze: Solidarizimi me një terrorist i kushton paraburgimin
02/04 22:52
Top News- “Irani ka marrë peng Hormuzin”, Britania e Madhe nismë diplomatike për ta çliruar
02/04 22:50
Top Channel/ Macron-Trump, krisje totale. Presidenti francez: Nuk na duhet lufta
02/04 22:47
Top Channel/ Trump shkarkon Kryeprokuroren, i pakënaqur se si menaxhoi dosjen “epstein”
02/04 22:24
Top Channel/ Itali, përmbytje “katastrofike”: Uji “merr përpara” urën, evakuohen dhjetëra vetë!
02/04 15:18
Top Channel/ “E rreh gruaja”, Trump sulmon Macron: Presidenti francez reagon “pa doreza”!
02/04 15:17
Top News – SHBA ‘pajtohet’ me Venezuelën. I heq sanksionet Presidentes së përkohshme, Rodriguez
02/04 14:50
Top News – ‘Iranin do të kthejmë në epokën e gurit’/Trump tallet me Macron: Atë e trajton keq gruaja
02/04 14:35
Top News – Hapet pjesërisht Hormuzi. Irani – Për anijet që s’kanë lidhje me SHBA- Izrael
02/04 12:49
Top Channel/ Fjalimi i Trump, reagon Irani: Lufta do vazhdojë, ju nuk i njihni kapacitetet tona!
02/04 12:13
Top Channel/ Trump: “Do ta kthejmë Iranin në epokën e gurit”! Rritet nafta, “harron” NATO-n!
02/04 11:34