Top Channel/ Nesër super-sfida, Sylvinho: Me Serbinë duel special! Kush fiton, më pranë Botërorit
10/10/2025 19:36

Shqipëria është gati për “finalen” me Serbinë, ku në Leskovc kuqezinjtë do të luajnë shanset e tyre për një vend në “Play Off”-et e Botërorit 2026. Tekniku i kuqezinjve, Sylvinho, u shpreh se skuadra do të luajë vetëm për fitore në këtë duel, teksa u shpreh se për të ardhmen e tij mendon ai. Braziliani gjithashtu u ndal dhe te dueli me Serbinë në Botërorin 2018, kur ishte zv.trajner i “Seleçaos”, duke u thënë se ekipi serb vijon të ketë cilësi, por të njëjtën gjë ka dhe ekipi i tij. “Të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, por kjo është më e rëndësishmja. Fituam me Letoninë dhe tani kjo ndeshje ka sens. Nëse fitojmë, me Andorrën do të jetë më e rëndësishmja. Janë ndeshje të ndryshme. Besoj se do të jetë një përballje e bukur. Siç e thashë, është një ndeshje e rëndësishme dhe e bukur. Për tre ditë e gjysmë kemi pasur stërvitje në Tiranë. Dje kemi zhvilluar një stërvitje të nivelit të lartë. Nesër do të duhet të zgjedhim lojtarët që do të hedhim në fushë. Mungesa e golit nuk më shqetëson nga sulmuesit. Goli është pika e fundit e futbollit. Kam besim që lojtarët do t’i përgjigjen atyre që kemi përgatitur në stërvitje. Në fakt edhe ne e dimë ekipin e tyre. Luajnë me 3 qendërmbrojtës, 2 krahu, 3 mesfushorë dhe 2 sulmues. Nuk mund t’ju them për ndonjë surprizë, por kemi një stërvitje të rëndësishme që na pret pas pak. Futbolli është i paparashikueshëm. Nuk mund të vësh një bast. Kam pasur një karrierë 15-16 vite si lojtar. Kam qenë zv.trajner te një ekip që kam përjetuar eksperiencën e Botërorit. Asgjë nuk është e parashikueshme. Kundërshtari është i fortë. E kemi parë edhe te ndeshja në Tiranë që niveli mes ekipeve ishte aty-aty. Ne jemi rritur shumë nga eksperienca në Europian. Unë dhe lojtarët e mi duhet të futemi me zemër e me shpirt në fushë. Nuk më intereson shumë momenti që po kalon lojtari. Nëse ai është i gatshëm të ndihmojë Kombëtaren, atëherë mund të luajë. Kemi bërë një rrugëtim për të arritur te kjo ndeshje. Nëse fiton këtë ndeshje dhe më pas merr zero pikë, atëherë je i eliminuar. Kemi lojtarë që prej tre vitesh ka pasur ndryshime. Edhe skuadra ka ndryshuar. Unë besoj te të gjithë lojtarët e mi dhe duhet të bëj zgjedhjet e mia nesër. Jo në varësi të formës së lojtarit, por për atë që jep në fushë. Në fakt të gjithë jemi të mësuar me presionin në këtë profesion. Je mësuar të luash me kundërshtarë që 18 vjeç. Luan derbi që 21 vjeç. Kam pasur vetë eksperienca. Mund të shërbejë si motivim ekstra. Kush fiton nesër, i rritet më shumë probabiliteti për të shkuar përpara në ‘Play Off’. Jemi të qetë dhe po punojmë mirë. Për të ardhmen time, mendoj unë. Kam pasur një rrugëtim timin në karrierë. Edhe si trajner e zv.trajner në ekipe të ndryshme. Jam i lumtur me punën time në Shqipëri. Ne nuk jemi të përhershëm dhe nuk i dihet kurrë si shkon e ardhmja e lojtarit ose trajnerit. Serbia i shfrytëzon mirë hapësirat. Mbaj mend në vitin 2018, kur isha zv.trajner te Brazili, u ndeshëm me Serbinë në Botëror. Ka një ekip ndryshe nga 2018, por cilësitë teknike dhe fizike ishin dhe janë ende aty. Në fakt nuk i lexoj çfarë shkruhet ose thuhet. Nuk më interesojnë deklaratat. E kam thënë më përpara. I kam parë që në 2018 ekipin e Serbisë. Nga ana tjetër mund të them të njëjtën gjë. Kemi një ekip shumë të mirë. Kemi lojtarë cilësorë që dinë të shënojnë dhe të japin më të mirën në fushë. Kjo është e bukura e punës me Kombëtaren, është e ndryshëm nga klubi. Kemi lojtarë që luajnë me skemën 3-5-2 te klubet e tyre, ndërsa këtu luajnë 4-3-2-1. Periudha më ideale e punës me Kombëtaren është tetori dhe nëntori. Për aspektin psikologjik të lojtarëve kemi punuar. Sigurisht që Kombëtarja është e hapur. Në këtë grumbullim ka ardhur dhe Cake e Gripshi. Është përgjegjësi e madhe të marrësh lojtarë. Cake ka bërë stërvitje tepër të mirë. Dhe me Gripshin kemi punuar mirë. Jam shumë i lumtur me të gjithë lojtarët dhe krenar me ta”, tha Sylvinho.

Top Channel/ “Finalja” e Botërorit për kuqezinjtë, polakët ‘blindojnë’ tifozët shqiptarë në Varshavë
25/03 22:31
Top Channel/ Finalja e parë me Poloninë, Gjimshiti dhe Sylvinho në konferencë: Dy muaj pa gjumë
25/03 22:31
Top News – Kombëtarja drejt ëndrrës Botëror/ Gjimshiti-Do të jemi gati për të dhënë maksimumin
25/03 20:29
Top Channel/ Shqipëria mbërrin në Poloni, nesër luhet “play off” i Botërorit
25/03 20:09
Top Channel/ Finalja’ me Poloninë, Sylvinho: E adhuroj Lewandwoskin, por duhet të kemi kujdes…
25/03 17:46
Top Channel/ “Nuk duhet të qahemi”, Sylvinho: Nuk e kam menduar ende formacionin për nesër
25/03 17:45
Top Channel/ “I njohim cilësitë e Muçit dhe Mehmetit”, Sylvinho: Kam dy muaj që nuk fle gjumë
25/03 17:44
Top Channel/ Dueli me Poloninë, Gjimshiti: Do provojmë çdo gjë për këtë ëndërr, fokusi është fitorja
25/03 17:23
Top News – Sfida me Poloninë në Playoff/ Strakosha-Mund të shkruajmë historinë për Shqipërinë
25/03 13:32
Top Channel/ Stërvitja e fundit në Tiranë, kuqezinjtë të mërkurën drejt Polonisë për play off
24/03 20:03
Top News – Është debutes me kombëtaren/ Bujar Pllana, optimist për ndeshjen me Poloninë
24/03 19:17
Top News – Për ëndrrën e Botërorit/ Kosova nis punën për ndeshjet e Playoffit
24/03 10:32
Top Channel/ Hysaj: Ëndrra është Botërori! Më 26 mars super-dueli me Poloninë
23/03 20:00
Top News- Kombëtarja zhvillon stërvitjen e parë, tre lojtarë mungojnë, Ramandani merr lajmin e madh
23/03 19:48
Top Channel/ Kombëtarja nis seancën e parë stërvitore për duelin me Poloninë, mungojnë tre lojtarë
23/03 16:56
Top News- Afron sfida e playoff-it me Poloninë/Hysaj-Duhet t’i falim Shqipërisë një botëror të bukur
23/03 14:06
Top News – Kombëtarja në momentin vendimtar. Laçi-Jemi gati, detajet do bëjnë diferencën
23/03 14:06
Top Channel/ Grumbullimi i Kombëtares për Play Off, Laçi: E meritojmë Botërorin. Hysaj: Mungesat…
23/03 12:35
Top News- Kombëtarja gati për Poloninë, kush janë 26 emrat e thirrur nga Sylvinho?
21/03 10:45
Top Channel/ Ramazani edhe në Superiore! Futbollistët ndajnë iftarin dhe faljen
17/03 15:02