Dhjetëra qytetarë kanë pushtuar qendrën e Elbasanit, një natë para Ditës së Verës. Aktivitetet kanë nisur në qytetin kryesor të festës, simboli i së cilës është ballokumja. Në sheshin e Elbasanit ka muzikë live, shiten produkte artizanale dhe ushqime tradicionale të zonës.