Top Channel/ Nepal, frikë për një përmbytje tjetër: Në Tibet, ndërpriten operacionet e shpëtimit!
28/08/2026 10:53

Është të paktën 475 bilanci i jetëve të humbura nga vërshimi katastrofik i ujrave që goditi rajonin kufitar mes Nepalit dhe Tibetit, ndërsa ekipet e shpëtimit po përballen me rrezikun e një vale të dytë përmbytjesh. Autoritetet kineze kanë pezulluar operacionet e shpëtimit pranë vijës së kufirit Nepal-Tibet, në mesin e frikës se një liqen i sapoformuar pas rritjes së nivelit të ujit, mund të çajë barrierat dhe të shkaktojë një tjetër përmbytje. Në Nepal te Tibet, të zhdukurit janë me qindra. Zyrtarët lokalë thonë se vala masive e ujit u shkaktua nga shembja e një akullnaje. Vërshimi përfshiu shtëpi dhe rrugë, duke shkatërruar edhe një pikë të rëndësishme të kalimit kufitar mes Nepalit dhe Tibetit. Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet për të mbijetuarit, ndërsa frika për një tjetër valë përmbytjesh ka rritur ndjeshëm tensionin në zonën e katastrofës. Rajoni është një destinacion i rëndësishëm turistik dhe vizitohet çdo vit nga dhjetëra mijëra turistë. Ndërkohë, familjarët e personave të zhdukur presin ende lajme për të afërmit e tyre. Ushtria e Nepalit ka shpëtuar rreth 900 persona nga zonat më të goditura nga përmbytjet, mes tyre edhe shtetas të huaj. Operacionet e shpëtimit janë përqendruar kryesisht në distriktet Rasuëa dhe Nuwakot. Mes 900 personave të shpëtuar janë 119 shtetas të huaj, ndërsa 92 prej tyre janë indianë. Shtetasit indianë përbëjnë grupin më të madh të turistëve të huaj të prekur nga përmbytjet katastrofike që kanë goditur rajonin. I pyetur mbi përmasat e tragjedisë, zëdhënësi i ushtrisë nepaleze, gjeneral brigade Rajaram Basnet, tha se “nuk kishte parë kurrë në jetën e tij një katastrofë të tillë”.

Top Channel / Një i vdekur dhe një i zhdukur nga në Elbasan
04/11 23:28
Top Channel / Berisha: të shtunën në shesh, front të gjerë opozitar
04/11 23:01
Top Channel/ Rikthehen tensionet në protestë, disa të arrestuar
04/11 22:52
Top News- “Policia të ndalë gjobitjen e protestuesve”, Bardhi thirrje ndërkombëtarëve: Boll heshtët
04/11 22:45
Top Channel/ Heroina nga irani në Kosovë, arrestohen 5 persona
04/11 22:41
Top News- “Lirojini shpejt”, protestuesit rrethojnë furgonin e policisë, plas në bulevard
04/11 22:22
Top News- Makina përplas këmbësorin në Levan, humb jetën. Një viktimë edhe në Durrës
04/11 21:47
Top News- Ekspertët e xhenios në pallatin e dëmtuar nga shpërthimi, ende asnjë gjurmë nga 69-vjeçari
04/11 21:17
Top News- ‘Më çoni dhe në SPAÇ, nuk përkulem’/ Veliaj: Turp që KM merret vetë me internimet
04/11 21:15
Top Channel/ “E hape dritaren… ka zgarë” ekspertët e Xhenios brenda në banesë, ja çfarë shohin
04/11 21:13
Top Channel/ Kerkime për 69 vjeçarin e zhdukur në Elbasan, pronari i banesës ku ndodhi shpërthimi
04/11 21:07
Top Channel/ Heroinë nga Irani në Kosovë, goditet rrjeti ndërkombëtar i drogës, arrestohen 5 persona
04/11 20:49
Top Channel /PD reagon për progres-raportin, Bardhi: Opozita kishte të drejtë
04/11 20:46
Top News- Shpërthimi i fuqishëm shemb pallatin në Elbasan, banorët: Ishte si bombë!
04/11 20:45
Top Channel /Rama: Dera e BE është e hapur, Shqipëria vlerësohet si kurrë më parë
04/11 20:40
Top Channel /Plas keq në protestë, përplasje mes të rinjve dhe policisë, disa të shoqëruar
04/11 20:38
Top Channel /Gruaja dhe i biri vranë babanë në Bulqizë, thanë se e “hëngri ariu”
04/11 20:36
Top Channel/ “Shqipëria është më shumë narkoshtet se Kolumbia” Berisha në mbledhjen e PD
04/11 20:34
Top Channel /Shpërthimi shemb pallatin në Elbasan.Ndërron jetë një e moshuar, tetë persona në spital
04/11 20:31
Top Channel /Shpërthimi në Elbasan, dyshime për bombol gazi policia ende pa konkluzion përfundimtar
04/11 20:19