Piktorë dhe skulptorë durrsakë janë bërë bashkë në çeljen e ekspozitës kolektive “Nëntori ynë” në galerinë e arteve pamore të qytetit, duke kthyer një traditë të hershme artistike në Durrës. “Kjo ekspozitë që u hap këtu ka 37 autorë me 90 punime. Është një ekspozitë e bukur, e këndshme. Sigurisht ka nivele të ndryshme, po kjo përgjigje e artistëve tregon sa të etur janë ata për t’u ekspozuar në qytetin e tyre“, u shpreh skulptori dhe kuratori i ekspozitës, Idriz Balani.