Pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq ku nënë e bir humbën jetën si pasojë e asfiksisë nga tymi i zjarrit që u përfshiu banesën dhe vajza 6 vjeçare pësoi djegie të rënda në gjithë trupin, familja Hazisllari ka hapur dyert e mortit. Familjarë, të afërm dhe miq janë bashkuar për të përcjellë në banesën e fundit Merjemin dhe djalin e saj 14 vjeçar Luka Hazisllari.