Një 37-vjeçare dhe djali i saj 21-vjeçar janë gjetur të pajetë në garazhin e banesës së tyre në Partiniko, në provincën e Palermos. Dyshohet se viktimat kanë humbur jetën nga gazrat e grumbulluar në dy depozita nëntokësore. Ngjarja tragjike ndodhi në Partiniko, në zonën e Palermos, Itali, ku Rosalia La Manna, 37 vjeç, dhe djali i saj, Vincenzo Troia, 21 vjeç, u gjetën të pajetë në garazhin e banesës. Sipas hetimeve paraprake, shkak i mundshëm i vdekjes janë eshalacionet e dioksidit të karbonit (CO₂) të grumbulluara në dy depozita të vendosura nëntokë në garazh.