Nëna e autorit francez Florian Zeller është premiera më e re në Teatrin Kombëtar Eksperimental, Kujtim Spahjivogli. Me regji nga Mehmet Xhelili, interpretuar nga Ema Andrea, Helidon Fino, Enisa Hysa dhe Xhuliano Brisku kjo farsë e zezë siç e quan autori na ofron me mprehtësi të jashtëzakonshme dhe na ballafaqon, më shumë sesa me një histori, me një përvojë që krijohet nëpërmjet saj.