Një ngjarje e rëndë ndodhi dje në Krujë, ku një nënë 42-vjeçare hodhi në bregun e lumit të Tapizës foshnjën e saj të sapolindur. Burimet e gazetares së Top Channel, Dorjana Bezat thonë se pasi lindi foshnjën në banesë dhe e hodhi në lumë, 42-vjeçarja Leta Koçi shkoi në spital të merrte ndihmën e nevojshme mjekësore dhe aty ka treguar për ngjarjen.