Heshtje. Kortezhe me lule në duar dhe sy ulur përcollën për në banesën e fundit Alma Arrazin dhe 2 fëmijët e saj të mitur të mbytur prej datës 2 maj në ujrat e Bunës. Ata u përcollën në banesën e fundit të ndarë. Me kërkesë të familjarëve Alma Arrazi u përcoll, në Durrës ku jetojnë familjarë të saj ndërsa dy vogëlushët në shkodër pranë motrës 9 vjeçare të varrosur 2 ditë më parë.