Franca ka debuar 6 zyrtarë rus me akuzën e spiunimit. Ministria e jashtme franceze tha se vendimi u mor pas një hetimi të gjatë , ku u vërtetua se të 6 shtetasit rus nën petkun e detyrës diplomatike, po kryenin veprime që minonin interesat e shtetit francez. Ishin shërbimet e inteligjencës ato që zbuluan operacionin të dielën.