Policia e Shtetit ka njoftuar deportimin në Shqipëri të Sokol Hoxhës, 51 vjeç, i dënuar për tre vrasje në Shqipëri dhe Belgjikë. Sipas njoftimit zyrtar, deportimi u realizua në kuadër të operacionit të koduar “Globi”, pas bashkëpunimit mes institucioneve shqiptare dhe ndërkombëtare. Hoxha ishte arrestuar në Ohio, SHBA, më 5 maj 2026.