Florenc Çapja, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasje, ka mbërritur sot në aeroportin e Rinasit nën masa të rrepta sigurie. Ai është ekstraduar dhe është shoqëruar nga forcat operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, të cilat kanë marrë në dorëzim Çapjan. Gjykata Kundër Krimit të Organizuar vendosi ta dënojë me burgim të përjetshëm Çapjan, i akuzuar për vrasjen e Gentian dhe Nezir Beqirit në vitin 2012 në Elbasan.