Pas Australisë edhe qeveria e Mbretërisë së Bashkuar pritet të nisë konsultime qytetare me qëllim ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga fëmijët nën 16 vjeç, duke ndjekur modelin australian. Lëvizja e qeverisë vjen përpara një votimi në Dhomën e Lordëve mbi një amendament të paraqitur nga ish-ministri konservator i arsimit, Lord Nass.