Pasditen e së mërkurës, Albin Kurti i Vëtëvendosjes dhe Lumir Abdixhiku i Lidhja Demokratike e Kosovës janë takuar në përpjekje për të arritur marrëveshje për formimin e institucioneve. Siç raporton korrespondnetja e Top Channel Leonita Bajrami, takimi i dytë ka përfunduar pa marrëveshje mes palëve. “Nuk kemi lajme, përderisa s’kemi marrëveshje. Po, kur ta realizojmë marrëveshjen, do të mund t’ju njoftojmë”, tha Kurti pas takimit.