Komisioneri i Bashkimit Evropian për Zgjerim, Olivér Várhelyi u shpreh optimist sot nga bypassi i Vlorës, se në ditët në vijim mund të ketë një lajm të mirë për Shqipërinë për hapjen e negociatave. Teksa ndodhej bashkë me kryeministrin Edi Rama në By pass e Vlorës, një investim ky i mbështetur nga Banka Europiane dhe Bashkimi Europian, Varhelyi tha se inkurajon Shqipërinë që të përshpejtojë punën edhe në fushën e integrimit.