Top Channel/ Në zgjedhje pa seli? Alibeaj mesazh Berishës: Lironi zyrat, ligjërisht i takojnë PD-së
20/03/2023 21:39

Kryetari i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj i ka kërkuar kreut të Foltores, Sali Berisha, të lirojë selinë e demokratëve, pasi pas vendimit të Apelit, këto ambiente i përkasin PD-së së vërtetë. Përmes një deklarate për mediet, Alibeaj theksoj se nuk ndërhyri para vendimit të gjykatës për të shmangur një përplasje mes demokratëve, por tashmë pret që ato zyra të lirohen. “Zyrat e reja, të përkohshme përgjatë fushatës, në të ka skena të shëmtuara që nuk na bëjnë nder asnjërit nga grupim, janë nga ato të 8 janarit. Unë kam këtë qëndrim. Me daljen e vendimit të Apelit të mundet të kërkohet zyrat që ligjërisht i takonin PD-së të merreshin mbrapa. Unë kam marrë dhe kam gjetur mbështetje në këtë propozim, por nuk jam nga ata që ti çojë demokratët në përplasje, nuk i çoj njerëzit në konflikt. Unë nuk kam në plan të kruaj me gisht mbi plagë që janë duke u mbyllur ose ndoshta nuk mbyllen kurrë. Unë besoj tek ligji dhe kur gjykata të jap vendimin, atëherë selia do ti takojë PD-së së vërtetë. Ato zyra dhe seli do duhet të lirohen, siç bëra me 25 mars, edhe pse vendimi i gjykatës së shkallës së parë nuk ishte definitiv. Në respekt edhe të ligjit u larguam, tashmë pretendojmë që ato zyra të lirohen”– u shpreh Alibeaj. Vlen të theksohet se aktualisht selia blu vijon të jetë e zaptuar nga Sali Berisha edhe pse gjykata e Apelit i dha vulën Alibeajt. Grupimi i Alibeajt la selinë në mënyrë paqësore dhe prej aso kohe mbledhjet zhvilloheshin në kryesinë kuvendit ose në ambiente private në Tiranë sikurse ndodhi këtë të hënë në mbledhjen me Kryesisë dhe Grupit Parlamentar të PD-së.

Top Channel/‘One stop Shop’ në Qafë-Thanë,Mickoski:Synojmë një pikë të vetme edhe në kufijtë e tjerë
22/11 11:10
Top Channel/ “Beso dhe kontrollo”, Rama me batuta në Kufirin e Qafë Thanës: Mickoski mbajti…
22/11 11:02
Top News- Veliaj nis furtunën ndaj njerëzve të Ramës: Firmos nga burgu shkarkimet, ja emrat
22/11 10:56
Top Channel/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal në fshatin Kallm të Fierit, shoferi…
22/11 10:52
Top Channel/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” në “Flasim”, platforma synon të arrijë 2000 artikuj
22/11 10:52
Top Channel/ Rama me Mickoskin në Qafë Thanë, në fokus inaugurimi i pikës kufitare me një ndalesë
22/11 10:33
Top Channel/ Pse rriten çmimet për Vitin e Ri? Ja si përgjigjen përfaqësuesit e supermarketeve në…
22/11 10:12
Top Channel/’Mund të arrijmë deri në 2000 artikuj’, inxhinierja tregon në Flasim se sa mund…
22/11 10:10
Top Channel/ ‘Fqinj i lumtur shpi e lumtur’, Rama përfaqësuesve të supermarketeve: Parajsa është…
22/11 09:56
Top Channel/ ‘Duket si top modele, por është inxhiniere’, Rama në ‘Flasim’: E sqarova që mos të…
22/11 09:53
Top Channel/ Rama prezanton “Pasqyrën e Çmimeve” në “Flasim”: 238 produkte për tu krahasuar…
22/11 09:48
Top Channel/ Gjashtë orë protestë në Tiranë. Incidente të vogla te Ministria e Arsimit
21/11 23:09
Top Channel/ Përpasje fatale në rrugën Fier-Seman, ndërron jetë i moshuari me biçikletë
21/11 23:03
Top News- Lejuan mishin brazilian / Shkarkohen nga puna 4 inspektorë të AKU në Durrës
21/11 20:55
Top Channel/ Golemi ankohet për tym e ndotje nga fabrikat e peletit
21/11 19:54
Top Channel/ Protesta në ditën 175-të. Marshimi nga Ministria e Arsimit te Kryeministria
21/11 19:41
Top Channel/ Protestuesit me flamuj e thirrje janë zhvendosur në Bulevard para Kryeministrisë
21/11 18:07
Top Channel/ Bllokohet trafiku i makinave, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës
21/11 17:36
Top News – Bashkia Tiranë i përgjigjet Ramës. ‘Mos u merr me vendimet tona, nuk të takon!’
21/11 17:17
Top News – ‘Balluku nuk deklaroi 69 mijë euro’. Akuza e Bardhit- I shpenzoi për operacione plastike
21/11 17:16