Kryeministri Edi Rama pas takimit në Elysse me presidentin francez Emanuel Macron, ka zhvilluar një intervistë për France24, ku ka theksuar se prioriteti i qeverisë në mandatin e katërt mbetet zhvillimi i vendit. Rama komentoi edhe protestën, ku ndau sërish bindjen se ka ndërhyrje të shumta nga jashtë që ndezin debatin publik.