Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë të gjithë qarkun e Shkodrës prej 24 orësh ndërsa në zonat e thella malore janë rikthyer reshjet e dëborës. Për pasojë janë shtuar prurjet në kaskadën e lumit Drin por situata paraqitet normale në 3 hidrocentralet e Fierzës, Komanit dhe Vau – Dejësit.