Rritja e numrit të të infektuarve me mutacionin Delta në Shqipëri është shoqëruar me rritjen e numrit të pacientëve në spitalin Covid 1. Të shtruar ka pacientë moshave të reja 30-40 vjeç, por edhe mbi 60 vjeç. Ndërkohë që ka raste të cilët janë në gjendje të rëndë shëndetësore, dy prej tyre të intubuar. Numri më i madh i personave të shtruar kanë qenë të pa vaksinuar ose me një dozë.