Top Channel/ Në shtëpinë e besimtarëve/ Familja me pesë fëmijë e pret ditën e Bajramit mes librave
13/05/2021 15:22

Në këtë ditë të madhe të Fitër Bajramit, jemi të lumtur që familja Vorpsi, i hapi derën ekipit tonë të xhirimit. Çifti ka një familje të bukur e të madhe, me 5 djem, të 5-të djem. Altin dhe Brikena Vorpsi: Dita e Bajramit, Marshalla, është si ajo dita që personi ose besimtari merr rrogën e tij nga Zoti I madh. Është ditë e madhe, e gëzuar, sepse merr fund muaji I agjërimit dhe njeriu fillon jetën e tij në normalitet. Është moment, që gjatë faljes së Bajramit ai pret shpërblimin, jo monetar, por shpirtëror nga Zoti i madhnueshëm. Ne jemi një familje që investojmë në vlera në kapital njerëzor, që në këtë rast janë 5 fëmijët tanë. Kjo nisur edhe nga arsimi që ne kemi marrë. Fatmirësisht u arsimuam jashtë vendit, në Malajzi, për rreth 9 vite e gjysmë. Unë kam studiuar për Psikologji dhe bashkëshorti, Altini, ka studiuar për Shkenca Komunikimi. Në vitin 2006 u kthyen dhe ngritëm familjen tonë. Jeta jonë, suksesi që kemi patur gjithë këto vite, është shpërblimi që e kemi ndjerë, dhe shpresojmë që me vullnetin e Zotit të vazhdojmë ta ndjejmë. -Cili është agjëruesi më i ri, dhe ai më i vjetri në thonjëza? Më i vjetri jam unë dhe më i riu është Isa që është 11 vjeç dhe ai ka 3 vjet që agjëron. Ndërsa më i vogli farë është 5 vjeç dhe nuk ka nisur ende. Ne kemi parimin bazë, që kur ke një hall, kthe kokën pas dhe shih dike, që ka një hall më të madh dhe kur ke një gëzim dhe një mirësi, mos merr kot, mos u deh nga suksesi, sepse ka njerëz që kanë shumë më tepër. Sot kryem edhe vizita tek familjarë, madje ishim me kadaif në gojë, kur ju na morët në telefon dhe thatë se do të urdhëronit tek ne.

Top Channel/ Maratona e Tiranës, çmime edhe për grupin e garuesve me aftësi të kufizuara “Wee To”
15/11 14:44
Top News- Maratona e Tiranës mbledh 5800 garues/ Pjesë e garës edhe personat me aftësi të kufizuara
15/11 13:56
Top News- Zhvillohet sot Maratona e Tiranës! Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, rrugët që bllokohen
15/11 12:44
Top Channel/ Kontratat paramartesore/ Mbrojtje apo mungesë besimi? Avokatët: Zgjidh shumë gjëra
15/11 12:14
Top Channel/ Rreziku nga dobësuesit/ FDA ngre shqetësimin për injeksionet: Dëmtojnë shikimin
15/11 12:12
Top Channel/ Protesta, arrestohen 3 persona/ Incidentet të shtunën, 18 të proceduar & 44 të gjobitur
15/11 12:00
Top News- ‘Kush janë këta që na shantazhojnë’/Përplasja e fortë mes Spiropalit dhe Ramës në Asamble
15/11 11:59
Top News- Gjobiten me 500 mijë lekë dy protestues! Tre në pranga, ndëshkohen dhjetëra të tjerë
15/11 11:12
Top News- Gjenden tre automjete të vjedhura, dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale
15/11 10:39
Top News- “Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta”/ Veliaj mesazh të “koduar” Ramës
15/11 10:39
Top Channel/ Qarkullonte me pushkë dhe 140 fishekë luftarake, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
15/11 10:04
Top Channel/ Vidhnin makina për të kryer krime, policia sekuestron 3 automjete
15/11 09:34
Top Channel/ Mbi 7 orë seancë, lihet në burg drejtori i Spitalit të Fierit
14/11 22:51
Top Channel/ Vdes në aksident “Mjeshtri i Madh”! 3 viktima dhe 5 të plagosur brenda pak orëve
14/11 22:49
Top Channel/ Rama-Spiropalit: U bëre flamingo! Si ja ktheu deputetja (Debati në Asamble)
14/11 22:46
Top Channel/ Gjykata e Fierit lë në burg drejtorin e spitalit Arben Voja dhe dy të tjerë
14/11 21:18
Top Channel/ Viza britanike me mashtrime! BBC zbulon skemën e falsifikimit të talenteve
14/11 19:57
Top Channel/ E shtunë e përgjakshme, 3 viktima e 5 të plagosur në rrugë
14/11 19:49
Top Channel/ Protesta bllokon rrugët.Thirrje e djegie koshash. PD nuk bashkohet
14/11 19:47
Top Channel/ Shqipëria drejt traktatit me BE, Rama: Në vitin 2027 nisim përgatitjet
14/11 19:45