Blerinën, nënën e katër fëmijëve e gjetëm duke larë rroba me dorë në oborr. Kryefamiljari Shukri Todaj, thotë se sëmundja e zemrës e mban e atë larg punës. Blerina dhe Shukriu gjithë jetën e tyre e kanë kaluar në kushte jo të mira. Fëmijët janë rritur në shtëpinë e ftohtë dhe të lagësht në fshatin Grabjan të Lushnjës. Ata ushqehen dhe vishen me ato pak ushqime dhe rroba që u falin, pas 6 mijë e 700 Lekët e reja që marrin nga ndihma ekonomike nuk mjaftojnë për të paguar ilacet e Shukrit dhe dy vajza që vuajnë nga zemra.