Shtatori zyrtarisht është bërë pjesë e sezonit turistik, përtej muajve tipik të verës. Strukturat akomoduese kanë raportuar 300 mijë vizitorëve, rritje me 70% në krahasim me një vit më parë, ndërsa diferencën më të madhe e kanë bërë të huajt. INSTAT thotë se rritjen më të fortë të vizitorëve e ka rajoni i Veriut me 2.2 herë, ndërsa në zonat bregdetare vizitorët u rritën me 93%.