Në vrimën e hapur nga predha e tankut, ushtarët e Ukrainës vrojtojnë pozicionet e militantëve separatistë rreth një kilometër larg. Dy ushtarët ukrainas jane stacionuar në Pisky, një qytezë e vogël në periferi të Donetsk, më parë e pasur por tanimë në qendër të konfliktit, e shkatërruar, pa ujë dhe energji elektrike.