Top Channel/ Në prill, 230 mln euro eksporte! Rritja disa herë më e lartë, edhe se viti 2019
17/05/2021 15:42

Eksportet shqiptare kanë shënuar një kthesë pozitive edhe gjatë prillit, pas rritjes së lehtë që shënuan në mars. Sipas të dhënave të Instat, muajin e kaluar u eksportuan 29 miliardë lekë mallra, gati dyfish më shumë se e njëjta periudhë e 2020-ës, kur shtetet kishin vendosur masa bllokuese për shkak të pandemisë duke penalizuar tregtinë mes vendeve. Si raport 4-mujor, vlera e eksporteve arriti në 109 miliardë lekë, rreth 28 miliardë lekë më shumë se janar-prill i vitit të shkuar, me rritjen më të madhe të tyre drejt Italisë, Kosovës dhe Gjermanisë. Ky zgjerim i eksporteve që kapërcejnë edhe nivelet e një viti normal si 2019-ta lidhet me stokun e krijuar gjatë vitit të kaluar si rrjedhojë e bllokimit të rrugëve tregtare dhe vendosjes së karantinës në vendet partnere drejt të cilave Shqipëria eksporton, ku kërkesa u orientua kryesisht vetëm te produktet ushqimore. Gjatë 4-mujorit ecuria e eksporteve është ndikuar pozitivisht nga të gjitha grupet, veçanërisht nga materialet e ndërtimit dhe metalet që kanë parë një dyfishim kundrejt 2020-ës, teksa rritje të fortë kanë pësuar edhe eksportet e mineraleve e lëndëve djegëse. Edhe grupi më i madh eksportues në vend tekstilet dhe këpucët ndër më të goditurit nga pandemia si rrjedhojë edhe e kërkesës së ulët nga tregjet e huaja kanë shfaqur një tendencë rritëse. Në janar-prill eksportuan rreth 36 miliardë lekë mallra në rritje kundrejt 2020-ës, por me gjithë zgjerimin nuk kanë arritur të rekuporojnë plotësisht humbjet duke mbetur poshtë niveleve të parakrizës. Edhe vlera e mallrave të importuara është rritur ndjeshëm gjatë pjesës së parë të vitit duke arritur në 225 miliardë lekë, rreth 51 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e 2020-ës. Kjo ka bërë që edhe deficiti tregtar të zgjerohet në 116 miliardë lekë këtë katërmujor, rreth 179 milionë euro më shumë se vitin e kaluar.

Top News – Çmimet e referencës në bregdet. Rinis procesi i vlerësimit, rezultati brenda prillit
30/03 16:43
Top Channel/ Gruri do kushtojë më shumë, shkak nafta dhe plehrat kimikë! Fermerët ngrenë shqetësimin
29/03 19:48
Top Channel/ Rama: Shteti do ndërhyjë për naftën, do sigurojmë edhe rezerva!
28/03 23:13
Top News – ‘Dalim me humbje’. Importuesit e naftës, kundër çmimit tavan të Bordit
27/03 16:41
Top Channel/ Ekonomia ngadalëson ritmet, INSTAT: Rritja 3.79% në 2025, niveli më i ulët…
27/03 12:10
Top Channel/ Ngadalëson ekonomia, Instat: Në 2025, ritme më të moderuara rritjeje
26/03 20:22
Top Channel/ Ulet çmimi i naftës! Bordi vendos: Jo më shumë se 203 lekë për litër
26/03 20:00
Top News- Bordi i Transparencës merr vendim, cakton çmimet e naftës e benzinës, ja sa do shiten
26/03 19:02
Top Channel/ Merret vendimi për naftën, ja sa e ul Bordi i Transparencës çmimin e hidrokarbureve
26/03 17:30
Top Channel/ “Rreziqet për ekonominë nga lufta”, Sejko: Inflacioni nën kontroll
25/03 19:35
Top News – Lufta ndryshon politikat e BSH. Nga objektivi për të ulur normën bazë, shqyrtohet rritja
25/03 17:40
Top Channel/ Shqipëria, ekonomi të qëndrueshme/ Moody’s: Ekonomia po rritet me 3.5%
14/03 15:07
Top News – Raporti i Moody’s. Vlerësimi për Shqipërinë, ekonomia e qëndrueshme
14/03 14:23
Top Channel/ Pavijoni shqiptar në Cannes renditet mes 5 më të mirëve në panairin MIPIM 2026
11/03 15:28
Top Channel/ Taskforcë për karburantet, nafta arrin 198 lekë prej Konfliktit në Lindjen e Mesme
10/03 19:35
Top Channel/ Inflacioni arrin në 2.5%, shtrenjtohen qiratë dhe ushqimet
09/03 15:23
Top Channel/ Eksportuesit kërkojnë ndihmë, kurs këmbimi fiks dhe zerim taksash
04/03 19:52
Top Channel/ Nis hetimi ndaj karburanteve, Autoriteti i Konkurrencës: Jo rritje spekulative të çmimit
04/03 19:43
Top Channel/ Lufta prek naftën në Shqipëri, ngrihet lehtë çmimi! Çfarë kërkojnë ekspertët
03/03 19:35
Top Channel/ Ulet besimi në ekonomi, ndërtimi pëson rënien më të madhe
02/03 15:14