Ky fund qershori i gjen plazhet të mbipopulluar kryesisht nga pushuesit ditore. E siç e shikoni Spille-ja e Kavajës ku Top Channel është ndalur këtë të dielë është kthyer në një rivale të fortë për Durrësin, pasi po zgjidhet si destinacioni i pushimeve familjare prej çmimeve të lira, qetësisë dhe ambjentit të pastër.