Pas pesë muajsh opozita dhe mazhoranca janë mbledhur rreth një tryeze në Komisionin e Ligjeve, duke u kthyer kështu në normalitet. Por vihet re se mbledhjes nuk i është bashkuar Enkelejd Alibeaj, anëtar i këtij Komisioni. Kjo mbledhje vjen pas dakordësimit mes PS dhe Rithemelimit. Kujtojmë se Komisionit të Reformës Zgjedhore i skadon afati më 21 Mars 2024, ku bashkëkryetarët Gjiknuri dhe Alibeaj, kanë dështuar deri më tani të kenë produkt.