Në operacionin e zhvilluar ditën e sotme nga Policia e Vlorës në bashkëpunim me Guarda di Finanza, ku u sekuestruan rreth 1 ton mariuanë u përshinë rreth 250 forca policore, të cilat zhvilluan kontrolle dhe ndjekje nga toka, deti dhe nga ajri me helikopter të GDF-së dhe Frontex-it. Kontrollet u finalizuan me bllokimin e mjetit lundrues që kishte lëndën narkotike dhe arrestimin e personave që kishin organizuar trafikimin e saj.