Bilanci i vitit 2022 i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dëshmoi se Policia e Shtetit vijon të ketë probleme. Punonjës të caktuar shpesh janë konstatuar në anën tjetër të ligjit dhe të dyshuar për vepra të rënda penale deri tek vrasja, përkrahja e autorit të krimit, korrupsioni e shpërdorimi i detyrës. Gjatë vitit të kaluar janë arrestuar 168 punonjës policie dhe mbi 300 të tjerë janë nën hetim nga prokuroria.